Rusi – Zjarr në fabrikën e raketave ndërkontinentale

Është djegur një pjesë e fabrikës “Krasmash” në qytetin Krasnoyarsk, ku Rusia prodhon raketën balistike ndërkontinentale Sarmat.

Rusi – Zjarr në fabrikën e raketave ndërkontinentale

Është djegur një pjesë e fabrikës “Krasmash” në qytetin Krasnoyarsk, ku Rusia prodhon raketën balistike ndërkontinentale Sarmat.

Zjarri është shuar në orët e para të mëngjesit ndërsa shpërtheu dje në depon e fabrikës “Krasmash”, një nga komplekset më të rëndësishme në Rusi.

Siç njofton Ministria ruse për Situata Emergjente dhe Zyra e guvernatorit Krasnoyarsk, ka patur dëme për shkak të shembjes së çatisë së një hapësire prej 2.500 metra katrorë si rezultat i zjarrit që ka vazhduar gjatë natës.

Zyrtarët e ministrisë thanë se vazhdojnë punimet në lidhje me arsyen e shpërthimit të zjarrit, për të cilin mendohet që mund të jetë shkaktuar nga shkelja e mundshme e rregullave të punës me pajisjet elektrike.

Ndërkohë theksohet se hapësira ku prodhohet raketa ndërkontinentale “Sarmat” nuk është prekur nga zjarri.

Po ashtu nuk është njoftuar nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e zjarrit i cili është fikur tashmë plotësisht.

Rusia zhvilloi raketën “Sarmat” për ta zëvendësuar me raketën balistike ndërkontinentale “Voevoda” të cilën shtetet perëndimore e quajnë "Satan" dhe të cilën e ka në inventarin e saj që nga viti 1988. (AA)



Lajme të ngjashme