OKB kërkon nga Rusia dhe Turqia të bëjnë presion ndaj palëve për uljen e tensionimit në Idlib

Ursula Mueller, ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare, bëri të ditur që më shumë se 120 mijë persona janë zhvendosur nga Idlibi në zonat në afërsi të kufirit me Turqinë.

OKB kërkon nga Rusia dhe Turqia të bëjnë presion ndaj palëve për uljen e tensionimit në Idlib

Ursula Mueller, ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare, bëri të ditur që më shumë se 120 mijë persona janë zhvendosur nga Idlibi në zonat në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të bombardimeve që po jetohen në këtë qytet, ndërsa u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë që si vende garantuese të bëjnë presion ndaj palëve për uljen e tensionimit.

Mueller, e cila informoi Këshillin e Sigurimit në lidhje me situatën humanitare në Siri, tha se gjendja në kampet e refugjatëve Hol dhe Rukban, që ndodhen në zonat e pushtuara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, është shqetësuese.

“Për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në Idlib që vazhdojnë prej muajit shkurt e këtej, kanë humbur jetën mbi 200 civilë”, bëri të ditur Mueller, ndërsa shtoi se “Mbi 120 mijë persona nga ky qytet janë zhvendosur në zonat në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të konflikteve”.

Ajo u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë, që si vende garantuese, të bëjnë presion ndaj palëve për uljen e tensionimit.

Mueller preku edhe në situatën në kampin e refugjatëve Hol që ndodhet në zonën Haseke nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK dhe bëri thirrje që luftëtarët e huaj të DAESH-it, grat dhe fëmijët e tyre, të cilët ndodhen në këtë kamp, të dërgohen në vendet e tyre të origjinës, të gjykohen në kuadër të të drejtës ndërkombëtare dhe të rehabilitohen.

Ndërkaq Ursula Mueller në mes tjerash tha se nga kampi Rukban gjatë javëve të fundit janë larguar dhe evakuuar 7 mijë persona dhe theksoi se evakuimet duhet të bëhen në mënyrë vullnetare.

 


Lajme të ngjashme