Kazakistani mirëpret mbledhjen e 12-të me temë Sirinë

Sot në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit me takimet në formatin teknik dypalësh dhe trepalësh mes shteteve garantuese, Turqi-Rusi-Iran, ka filluar mbledhja e 12-të me temë Sirinë.

Kazakistani mirëpret mbledhjen e 12-të me temë Sirinë

Sot në kryeqytetin Nur SultanKazakistanit me takimet në formatin teknik dypalësh dhe trepalësh mes shteteve garantuese, Turqi-Rusi-Iran, ka filluar mbledhja e 12-të me temë Sirinë.

Përfaqësuesit e Rusisë dhe Iranit në kuadër të takimeve teknike janë takuar në orën 08.00 sipas orës së Turqisë.

Agjenda e bisedimeve teknike është përfundimi i punimeve të formimit të Komitetit Kushtetues si dhe pjesëmarrja e shteteve të reja vëzhguese në procesin e mbledhjeve.

Delegacioni rus kryesohet nga përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Sirinë, Alexander Lavrentiev, ndërsa ai iranian, nga Ali Ashgar Hadji, asistenti i ministrit të Jashtëm.

Ndërkaq Turqinë në këto mbledhje e përfaqëson zëvendës ministër i Jashtëm, Sedat Ënal (Önal).

Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen pritet që të mbërrijë sot në Nur Sultan në orët e pasdrekes.

Mbledhja kryesore në të cilët do të marrin pjesë delegacionet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe opozitarëve ushtarakë do të zhvillohet nesër.

Ndërsa përfaqësuesit e Jordanisë, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në këto mbledhje do të marrin pjesë si vëzhgues.

Në mbledhje do të trajtohen çështjet si Zona e Çtensionimit në Idlib dhe situata në verilindje të Sirisë, masat për rritjen e besimit mes palëve në konflikt, rikthimi i refugjatëve, gjendja humanitare si dhe çështjet e rindërtimit pas luftës.

Bisedimet me formatin e Astanës që zhvillohen nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit po zhvillohen që nga janari i vitit 2017.

 


Lajme të ngjashme