Sulm me molotov ndaj konsullatës turke në Zyrih

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me koktej molotovi ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Zyrih të Zvicrës.

Sulm me molotov ndaj konsullatës turke në Zyrih

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me koktej molotovi ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Zyrih të Zvicrës.

Konsullja turke Asije Nurxhan Ipekçi (Asiye Nurcan İpekçi) në një prononcim lidhur me rastin, tha se sulmi kishte ndodhur në orën 02:51.

Pasi rikujtoi se Konsullata është sulmuar edhe më parë ajo shtoi se përgjegjësia e sulmit nuk është marrë ende përsipër nga asnjë grup.

Ipekçi tha se policia i ka informuar për tre të rinj të arrestuar në lidhje me sulmin.

"Ende nuk na kanë dhënë detaje në lidhje me këta persona. Mendojmë se rasti do të zbardhet në ditët në vijim", tha konsullja turke, ndërsa shtoi se godina nuk ka pësuar dëme, pasi njëri nga molotovet nuk është ndezur, ndërsa tjetri është shuar pasi ka goditur kangjellat.

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Zyrih vitet e fundit është shndërruar në shënjestër të organizatave terroriste. Vetëm në 2,5 vitet e fundit ajo është sulmuar gjashtë herë.

Më 1 maj të vitit 2017, disa persona të maskuar sulmuan me ngjyrë Konsullatën dhe shkruan me bojë të kuqe në stacionin e autobusëve pranë Konsullatës dhe muret e një ndërtesë përballë "Kill Erdogan" (Vriteni Erdoanin).

Më 29 janar të vitit 2018 disa persona të panjohur tentuan t'i vinin zjarrin automjetit që Konsullata e përdorte për transportin e personelit. 


Fjalët Kyçe: Konsullata Turke , Zvicër , Cyrih

Lajme të ngjashme