Danimarkë – Vetëm 43 për qind e anëtarëve të kishës besojnë në Zot

Sipas hulumtimit të zhvilluar nga kompania “YouGov”, në mesin e anëtarëve të kishës vetëm 43 për qind besojnë në Zot

Danimarkë – Vetëm 43 për qind e anëtarëve të kishës besojnë në Zot

Zbulohet se më shumë se gjysma e anëtarëve të kishës në Danimarkë nuk i besojnë Zotit.

Sipas hulumtimit të zhvilluar nga kompania “YouGov” për gazetën “Kristelig Dagblad”, në mesin e anëtarëve të kishës vetëm 43 për qind besojnë në Zot.

Në hulumtim thuhet se “anëtarësimi në kishë shihet si një pjesë e identitetit të një danezi, por se kjo nuk nënkupton që personi është fetar/besimtar”.

Në vendin me një popullsi prej 5,7 milionë banorësh, theksohet se 75 për qind e popullsisë është e anëtarësuar në kishë duke paguar edhe taksën e kishës. / AA



Lajme të ngjashme