Shanahan: Dua të vizitojë Ankaranë pas dorëzimit të avionëve F-35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan pas takimit me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, u përgjigj në pyetje në interes të gazetarëve.

Shanahan: Dua të vizitojë Ankaranë pas dorëzimit të avionëve F-35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan bëri të ditur se dëshiron të vizitojë Ankaranë pas dorëzimit të avionëve F-35.

Shanahan, i cili në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zhvilloi një takim me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, u përgjigj në pyetje në interes të gazetarëve.

Ai i bëri një vlerësim takimit të tij me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i cili ndodhej në Washington për punimet e 37-të të Konferencës Vjetore të Këshillit Turko-Amerikan (ATC), ndërsa shtoi se gjatë këtij takimi kërkuan përgjigje në pyetjet se “Ku është bllokuar procesi dhe si mund të dalin nga kjo situatë”.

“Përveç pozitave të vendeve tona ne më shumë u përqendruam në interesa”, deklaroi Shanahan, ndërsa shtoi se kanë shënuar progres në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke potencuar që Turqia është një partnere strategjike e ShBA-së, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes tha: “Kamë kënaqësinë të takohem me ministrin Akar. Atij i thash se kamë dëshirë ta vizitojë pasi t’i dorëzojmë avionët F-35”.

Ndërkohë në rendë të ditës ndodhet edhe zona e sigurt që planifikohet të formohet në veri të Sirisë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Charls Summers tha se bisedimet intensive me Turqisë në lidhje me zonën e sigurt ishin mjaftë produktive.

“Besojmë se ne do t’i arrijmë objektivat e Presidentit Trump në Siri përfshirë edhe mundësimin e mundjes së DAESH-it në mënyrë të qëndrueshme së bashku me forcat e koalicionit ndërkohë që jemi duke i tërhequr trupat nga Siria dhe parandalimin e krijimit të një vakumit që do të mund të destabilizonte rajonin si dhe shqyrtimin e shqetësimeve legjitime të Turqisë për sigurinë”, bëri të ditur zëdhënësi Summers.

https://www.trt.net.tr/shqip/turqia/2019/04/17/akar-u-takua-ne-uashington-me-homologun-amerikan-1184733



Lajme të ngjashme