Macron: Rikonfirmojmë besnikërinë ndaj sigurisë së Turqisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ripërsëriti besnikërinë e vendit të tij ndaj sigurisë së Turqisë.

Macron: Rikonfirmojmë besnikërinë ndaj sigurisë së Turqisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ripërsëriti besnikërinë e vendit të tij ndaj sigurisë së Turqisë.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Pallati Elysee, Macron priti në takim një delegacion të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë.

Në takim Macron theksoi se Franca i jep rëndësi stabilitetit në verilindje të Sirisë.

Ai tha se do të sigurojnë mbështetje financiare për të siguruar nevoja njerëzore të popullit civil në Siri dhe për sigurimin e stabilitetit socio-ekonomik. Gjithashtu nënvizoi se nevojitet një udhëheqje që përfshin të gjithë komponentët e popullsisë siriane dhe që do të reduktojë tensionin në vend.  

Macron në takim rikujtoi edhe besnikërinë ndaj sigurisë së Turqisë dhe reduktimit të tensionit në kufirin Siri-Turqi.



Lajme të ngjashme