Siri – Bombardimet e regjimit të Esadit marrin jetët e 7 civilëve

Në sulmin që regjimi i Esadit ndërmori ndaj qytetit me çadra që ndodhet brenda kufijve të "Zonës së Çtensionimit në Idlib”, janë vrarë 7 civilë.

Siri – Bombardimet e regjimit të Esadit marrin jetët e 7 civilëve

Në sulmin që regjimi i Esadit ndërmori ndaj qytetit me çadra që ndodhet brenda kufijve të "Zonës së Çtensionimit në Idlib”, janë vrarë 7 civilë.

Forcat e regjimit, në mesin e të cilave ndodhen edhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërmorën sulme intensive me artileri, raketa dhe mortaja ndaj fshatrave Um Xhelal dhe Um Tuvejne në juglindje të Idlibit dhe ndaj nënprefekturës Kefer Zita në zonën rurale në veri të Hama-s.

Drejtori i ekipeve të mbrojtjes civile (Beretat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf tha se forcat e regjimit sulmuan një qytet me çadra në fshatin Um Tuvejne, ku janë strehuar civilët me çrast janë vrarë 7 civilë, ndërsa u plagosën të paktën 4 të tjerë.

Sipas raportit të datës 2 prill të Rrjetit Sirian për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (SNHR), thuhet se gjatë sulmeve të ndërmarra në muajin mars ndaj Idlibit regjimi i Esadit, grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia kanë vrarë 135 civilë.

Ndërkaq sipas organizatës së shoqërisë civile vendore të quajtur Koordinatorët e Reagimit Sirianë bëhet e ditur se gjatë periudhës 9 shkurt-6 prill, për shkak të sulmeve të intensifikuara në drejtim të vijës kufitare të Turqisë janë shpërngulur 160 mijë e 583 civilë.

Krahas marrëveshjes së Soçit për përforcimin e armëpushimit të nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, forcat e regjimit po vazhdojnë me sulme.

Në kuadër të marrëveshjes në fjalë, Rusia, si garantuese e regjimit të Esadit, është e obliguar t’i parandalojë sulmet e regjimit.

Ndërkaq opozitarët ushtarakë më 10 tetor 2018 sipas marrëveshjes së Soçit tërhoqën armatimin e rëndë nga zona në fjalë.

 


Lajme të ngjashme