Rusia do të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të OKB-së në Afrikën Qendrore

Rusia, e cila kohëve të fundit është e pranishme në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), vendosi të integrohet me trupat e Misionit të OKB-së për Vendosjen e Stabilitetit (MINUSCA).

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat lokale, me anë të dekretit të nënshkruar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, 30 ushtarë rusë gjatë ditëve të ardhshme do t’i bashkëngjiten misionit të OKB-së MINUSCA.

Sipas dekretit trupat ruse, që do të jenë me detyrë në Republikën e Afrikës Qendrore, do të përbëhen prej oficerëve, vëzhguesve ushtarak dhe ekspertë të komunikimit.

Rusia mbanë të rezervuar të drejtën për tërheqjen e trupave të saj në qoftë se misioni paqeruajtës nuk mund të kryhet për shkaqe politiko-ushtarake.

Dihet se Rusia ishte e pranishme në Republikën e Afrikës Qendrore me anë të mercenarëve të kompanisë private ushtarake ruse “Wagner”.

Në korrik të vitit të kaluar janë vrarë 3 gazetarë rusë që ishin duke hetuar aktivitetet e mercenarëve rusë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Lajme të ngjashme