Izrael – Netanyahu ngarkohet me detyrë për të formuar qeverinë e re të koalicionit

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin priti në takim Netanyahun në Zyrën e Presidencës në Jerusalemin Perëndimor.

Izrael – Netanyahu ngarkohet me detyrë për të formuar qeverinë e re të koalicionit

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin ngarkoi me detyrë për formimin e qeverisë së koalicionit Kryeministrin, Benjamin Netanyahu, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e përgjithshme.

Rivlin priti në takim Netanyahun në Zyrën e Presidencës në Jerusalemin Perëndimor.

Presidenti Rivlin e ngarkoi Kryeministrin Netanyahu, i cili mori përkrahjen e të gjitha partive të djathta që arritën të hyjnë në parlament, me detyrë për formimin e qeverisë së re të koalicionit.

Pasi që në zgjedhjet e përgjithshme të 9 prillit asnjë parti nuk arriti të dërgojë në parlament 61 nga 120 deputetë, që është numri i nevojshëm për të ardhur vet në pushtet, Rivlin zhvilloi takime të ndara me delegacionet e partive, të cilat arritën të hyjnë në parlament.

Ai i kishte pyetur partitë se nën udhëheqjen e kujt do të dëshironin të marrin pjesë në qeverinë e koalicionit.

5 parti të djathta, të cilat arritën në dërgojnë gjithsej 30 deputetë në parlamentin e ri, deklaruan se dëshirojnë të marrin pjesë në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu.

Kështu Netanyahu dhe partia e tij Likud, e cila 35 ulëse në Parlament në zgjedhjet e përgjithshme, së bashku me mbështetjen edhe të partive tjera të djathta, arriti në numrin e duhur prej 61 deputetëv për formimin e qeverisë së koalicionit.

Në qoftë se nuk del ndonjë vështirësi gjatë formimit të qeverisë, Netanyahu për herë të 5-të do të ulet në karrigen e shefit të qeverisë.

Benjamin Netanyahu, i cili në vitin 1996 për herë të parë mori detyrën e Kryeministrit, prej vitit 2009 e këtej ndodhet pandërprerë këtë detyrë.

Sipas ligjeve, udhëheqësi i partisë i ngarkuar me detyrë nga presidenti për formimin e qeverisë së koalicionit është i obliguar që brenda 28 ditëve ta formojë qeverinë e re. Por, në qoftë se shfaqet nevoja liderit të partisë që është ngarkuar për këtë detyrë i jepen edhe 2 javë kohë shtesë.

 


Lajme të ngjashme