Gani: Talibanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bisedojnë me qeverinë

Në takimin e mbajtur në Pallatin Presidencial me delegacionin që do të zhvillojë bisedimet e paqes me talibanët, Presidenti Gani theksoi se ky rast historik duhet të vlerësohet mirë.

1185962
Gani: Talibanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bisedojnë me qeverinë
esref gani heyet.jpg

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani bëri të ditur se talibanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bisedojnë me qeverinë afgane.

Në takimin e mbajtur në Pallatin Presidencial me delegacionin që do të zhvillojë bisedimet e paqes me talibanët, Presidenti Gani theksoi se ky rast historik duhet të vlerësohet mirë.

Gani rikujtoi se delegacioni, që do të udhëtojë në Katar për bisedimet e paqes me talibanët, përfaqëson popullin dhe qeverinë e Afganistanit, ndërsa shtoi se ky delegacion do të fillojë procesin e paqes, të cilën populli afgan e pret për 40 vjet.

“Talibanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bisedojnë me qeverinë afgane”, bëri të ditur Gani, ndërsa tërhoqi vëmendjen se gjakderdhja nuk është sukses dhe se fituesit e vërtet të paqes do të jenë fëmijët, grat dhe jetimët.

Organizata e talibanëve, e cila paraqet kërcënim të madh për qeverinë e Presidentit Gani, vazhdon të dominojë në shumicën e rajoneve të vendit.

Edhe pse qeveria disa herë gjatë viteve të kaluara tentoi të fillojë bisedimet e paqes me talibanët dhe formoi edhe Këshillin e Paqes, ajo ende nuk arriti në rezultate.

Planifikohet që bisedimet e paqes, që do të zhvillohen në kryeqytetin Doha të Katarit, të mbahen mes datave 19-21 prill.



Lajme të ngjashme