Siri – YPG/PKK sulmon ULS-në nga Tel-Rifati

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri ka tentuar të depërtojë sërish në vijën e frontit të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe konfrontimi ka vazhduar me konflikt të armatosur.

Siri – YPG/PKK sulmon ULS-në nga Tel-Rifati

Anëtarët terroristë të YPG/PKK-së, të pozicionuar në jugperëndim të qytezës Mare, e cila ndodhet në veri të vendit dhe kontrollohet nga opozitarët, tentuan të depërtojnë në zonën e kontrolluar nga ULS, zonë që është edhe një nga vijat e frontit të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Përleshjet me armë zjarri nisën me kundërpërgjigjen e ULS-së dhe vazhduan me ndërprerje gjatë të gjithë natës.

YPG/PKK e mban të pushtuar provincën Tel Rifat për më shumë se 3 vite dhe prej këtu organizon sulme të herëpashershme në qytetet Azez, Al-Bab, Xherabulus, Mare dhe Afrin.

 


Lajme të ngjashme