Regjimi i Esadit vazhdon të sulmojë civilët

Forcat e regjimit në Siri të përbëra nga ushtria dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani vazhdojnë të marrin në objektivë vendbanimet civile brenda “Zonës së Çtensionimit në Idlib".

Regjimi i Esadit vazhdon të sulmojë civilët

Forcat e regjimit në Siri të përbëra nga ushtria dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani, me sulmet me artileri, raketa dhe mortaja të bëra nga toka në tokë, vazhdojnë të marrin në objektivë vendbanimet civile brenda “Zonës së Çtensionimit në Idlib”.

Regjimi i Beshar Esadit sulmoi në mënyrë të intensifikuar me artileri, raketa dhe mortajë në fshatrat Ebu Habbe dhe El Hamadaniyye të qytezës El Temaniye në juglindje të Idlibit, brenda zonës së çtensionimit, në fshatrat El Havice, El Sheria, El Kirkat, që ndodhen në perëndim të nënprefekturës Kefer Zira në zonën rurale të qytetit Hama dhe qytezën Madik Kale.

Në sulmet në fshatrat Ebu Habbe dhe El Hamadaniyye u plagosën 7 civilë.

Sipas organizatës civile vendore të quajtur Koordinatorët e ndërhyrjes në Siri, për shkak të sulmeve të ngjeshura në periudhën 9 shkurt-6 prill, nga 25 mijë e 776 familje, 160 mijë e 583 civilë janë detyruar të emigrojnë në vendbanimet civile përreth ose në ambientet në vijën kufitare të Turqisë. Kurse gjatë muajit mars u vranë 135 civilë.

Forcat e regjimit vazhdojnë sulmet pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018 në Soçi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë për të përforcuar armëpushimin në rajonin në fjalë.  

Në kuadër të marrëveshjes së Astanas, Rusia që është garantuesja e regjimit të Esadit, ka përgjegjësinë e pengimit të sulmeve të regjimit.

Kurse ushtarët opozitarë kishte hequr më 10 tetor 2018 armët e rënda nga rajoni, që parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar në Soçi më 17 shtator 2018.  

 


Lajme të ngjashme