BE-ja dënon vendimin e SHBA-së për sanksione të reja ndaj Kubës

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë masa ligjore të reja ndaj Kubës dhe kompanive me aktivitet biznesi në këtë vend.

BE-ja dënon vendimin e SHBA-së për sanksione të reja ndaj Kubës

“Ne dënojmë vendimin e SHBA-së për të marrë masa ligjore të reja ndaj Kubës dhe kompanive që bëjnë biznes në Kubë”, deklaroi pasditen e së martës ambasadori i BE-së në Havanë, Alberto Navarro Gonzales.

Ky vendim i administratës së Uashingtonit – vijoi shefi i misionit diplomatik evropian në Havanë – do të shkaktojë më shumë konfuzion për investimet e huaja, të cilat ndihmojnë për rritjen e mirëqenies dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kubë.

“E dënojmë këtë vendim dhe shprehim keqardhje të thellë”, theksoi ambasadori Gonzales në përgjigje të interesit të gazetarëve në kryeqytetin kuban.

Një zyrtar i lartë amerikan njoftoi të martën paradite se administrata e Uashingtonit do të vendosë masa të reja ndëshkuese për Kubën, Venezuelën dhe Nikaraguan.

Vendimi në fjalë parashikon ngritjen e padive kundër firmave që kanë përfituar nga konfiskimi i kompanive amerikane në Kubë pas revolucionit të 1959-s në këtë vend ishullor.



Lajme të ngjashme