Akar u takua në Uashington me homologun amerikan

Në takim u trajtuan tema të ndryshme të tilla si: siguria e Sirisë, blerja S-400, avioni F-35 dhe Mesdheu Lindor.

Akar u takua në Uashington me homologun amerikan

Në kuadër të kontakteve që vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar u takua në Uashington me sekretarin amerikan të mbrojtjes në detyrë Patrik M. Shanahan.

Sipas një komunikate nga Ministria turke e Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe Patrick Shanahan diskutuan zhvillimet e fundit në Siri, marrëdhëniet dypalëshe, çështje të tjera të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në industrinë e mbrojtjes.

 “Ministri Akar përsëriti pikëpamjet dhe pritjet e Turqisë për zonën e sigurt që mendohet të krijohet në Siri, blerja (nga Rusia) e raketave S-400, avionët F-35 dhe zhvillimet më të fundit në Mesdheun Lindor”, bën të ditur komunikata e Ministrisë.

Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis Turqisë dhe ShBA-së në kuadër të partneritetit strategjik për stabilitetin dhe sigurinë e të dy vendeve, rajonit dhe të gjithë botës.

Kurse Pentagoni tha se të dy ministrat u takuan si "partnerë strategjikë".

Në komunikatën me shkrim që bëri pas takimit zëdhënësi i Pentagonit, Charles E. Summers tha se “Shanahan dhe Akar në takimin e tyre më shumë se tek pozicionet (që kanë të dyja vendet për çështje të ndryshme) u fokusuan në interesat e përbashkëta, në rëndësinë që ka bashkëpunimi dypalësh turko-amerikan dhe për arritjen reciprokisht të sigurisë dhe prosperitetit ekonomik si aleatë të NATO-s jo vetëm në të dyja vendet, por edhe në rajon.

 


Lajme të ngjashme