ShBA dhe Turqia po punojnë për një zonë të sigurt në Siri pa YPG-në

Përfaqësuesi special i ShBA-së për Sirinë, Xhejm Xhefri (James Jeffrey) vuri në dukje se Turqia ka shqetësime të rëndësishme për siguri.

ShBA dhe Turqia po punojnë për një zonë të sigurt në Siri pa YPG-në

Përfaqësuesi special i ShBA-së për Sirinë, Xhejms Xhefri (James Jeffrey) vuri në dukje se Turqia ka shqetësime të rëndësishme për siguri ndërsa bëri të ditur se “Jemi duke punuar me Turqinë për një zonë të sigurt pa praninë e YPG-së (fraksionit të PKK-së në Siri)”.

Xhefri mbajti një fjalim në edicionin e 37-të të Konferencës së Përbashkët Vjetore të organizuar në Uashington (Washington) nga Këshilli i Biznesit Turqi-ShBA (TAIK) dhe Këshilli Amerikano-Turk (ATC).

“Si në të kaluarën ashtu edhe sot Turqia dhe ShBA-ja kanë një partneritet shumë të rëndësishëm gjeostrategjik”, bëri të ditur Xhefri.

Duke potencuar se ende ka shumë punë për t’u bërë për procesin politik në Siri, Xhefri tha se “Regjimi i Esadit duhet të heq dorë nga armët kimike dhe bërthamore. Siria nuk duhet të bëhet strehimore për terroristët dhe iranianët që ndodhen këtu duhet të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur këtu Xhefri gjithashtu tha se “Me Turqinë jemi duke punuar mbi një zonë të sigurt për të cilën ende nuk kemi arritur në konsensus. Turqia ka shqetësime shumë të rëndësishme për siguri. ShBA-ja kupton edhe shqetësimet e Turqisë për njerëzit (YPG/PKK) me të cilët ne luftojmë së bashku kundër DAESH-it. Aktualisht jemi duke punuar me Turqinë për një zonë të sigurt pa praninë e YPG-së”.

 


Lajme të ngjashme