Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit shprehet për zonën e sigurt në Siri

Otzen mbajti një fjalim në panelin me temë “Vështirësitë e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Turqisë në Siri” që u organizua nga zyra në Uashington (Washington) e Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA DC).

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit shprehet për zonën e sigurt në Siri

Këshilltari i lartë i operacioneve në Siri i Departamentit amerikan të Shtetit, koloneli i pensionuar, Riç Otzen (Rich Outzen) bëri të ditur që në qoftë se zona e sigurt në veri të Sirisë zbatohet në mënyrë të drejt, atëherë organizata separatiste terroriste YPG/PKK do të nxirret nga kjo zonë.

Otzen mbajti një fjalim në panelin me temë “Vështirësitë e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Turqisë në Siri” që u organizua nga zyra në Uashington (Washington) e Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA DC).

Duke vënë në dukje se askush nuk dëshiron që bashkëpunimi Turqi-ShBA në Siri të dështojë, Otzen marrëdhëniet e ShBA-së me YPG/PKK-në i cilësoi si një mjet në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

“Vendimi i ShBA-së për tërheqjen e trupave nga Siria është operativ dhe trupat amerikane prej fillimit kanë qenë prezentë aty për të luftuar kundër DAESH-it”, tha Otzen, ndërsa shtoi se ata do të tërhiqen nga Siria dhe se kjo varet nga shumë faktorë rajonal si mbështetja që do të japë koalicioni ndërkombëtar dhe nga zona e sigurt që do të formohet.

“ShBA-ja nuk po tërhiqet nga Siria për shkak të politikës së saj, por i tërheq vetëm trupat”, bëri të ditur Otzen dhe tha se mosmarrëveshja më e madhe mes ShBA-së dhe Turqisë është në lidhje me lindjen e lumit Eufrat.

“Në vendet me shumicë të popullatës arabe edhe forcat vendore të sigurisë duhet të jenë të formuara nga arabët. ShBA-ja dhe Turqia janë të mendimit të njëjtë për këtë çështje. Turqia ka një ankesë të fortë dhe të logjikshme kundër terroristëve të YPG/PKK-së që ndodhen në kufi. Në qoftë se shikojmë në historinë e kufirit, lidhjes mes YPG-së dhe PKK-së dhe fushatave që PKK-ja me vite ndërmerr kundër Turqisë, ne duhet të tregojmë pak simpati për këto argumente”, bëri të ditur Otzen.

Këshilltari preku edhe në çështjen e spastrimit të veriut të Sirisë nga YPG/PKK-ja, ndërsa tha se “Nëse ne e vendosim në mënyrë të drejtë zonën e sigurt, atëherë do të nxjerrim YPG/PKK-në dhe armët e rënda nga kjo zonë”.

Otzen gjithashtu bëri të ditur se nuk janë duke u bërë përpjekjet për vizatimin e një harte të re dhe shtoi se dëshirojnë të shohin “një Siri të shëndoshë, të bashkuar dhe demokratike”.

Ndërkaq koordinatori i përgjithshëm i SETA-s, prof. dr. Burhanettin Duran bëri të ditur se spastrimi i kufirit Turqi-Siri nga elementët e YPG/PKK-së dhe formimi i zonës së sigurt është i rëndësisë kritike për Turqinë dhe se ajo në të ardhmen nuk do të pranojë asnjë kërcënim nga YPG/PKK-ja.

 


Lajme të ngjashme