Holandë – Shënon rritje diskriminimi ndaj pakicave etnike

Diskriminimi ndaj pakicave etnike në Holandë në vitin 2018 u rrit në 36 për qind, ose 2 për qind më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Holandë – Shënon rritje diskriminimi ndaj pakicave etnike

Është publikuar raporti i diskriminimit për vitin 2018, i cili është përgatitur me kontributin e institucioneve të ndryshme të vendit në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë holandeze.

Raporti është përgatitur në bazë të informacionit statistikor që është marrë nga Policia, Shërbimet për Ankesat e Diskriminimit (ADV), Zyra për Ankesat ndaj Diskriminimit në Internet (MIND) dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Numri i rasteve që janë regjistruar nga këto katër institucione e agjenci është 10 mijë e 900. Sipas kësaj, mesatarisht 36 për qind e këtyre rasteve janë të natyrës së diskriminimit ndaj pakicave etnike, dhe kjo do të thotë se rritja në krahasim me vitin e mëparshëm është 2 për qind.

Sipas të njëjtit raport, mesatarja e rasteve të diskriminimit me bazë fetare është 5 për qind, dhe 76 për qind e këtyre rasteve në shënjestër kanë pasur myslimanët.

Është raportuar gjithashtu se diskriminimi ndaj myslimanëve bëhet kryesisht kundër bizneseve dhe femrave që mbajnë shami.



Lajme të ngjashme