YPG/PKK-ja vazhdon me hapjen e tuneleve në Siri

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon të hapë tunele në pjesën e pushtuar veriore të Sirisë.

YPG/PKK-ja vazhdon me hapjen e tuneleve në Siri

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon të hapë tunele në pjesën e pushtuar veriore të Sirisë.

Punimet e hapjes së tuneleve nga ana e YPG/PKK-së në Menbixh dhe Ajn Al-Arab (Kobani) janë filmuar në dhjetor 2018.

Ndërkaq këto punime u filmuan edhe sot.

Ndërkohë që organizata separatiste terroriste përpiqet që ti zgjas tunelet aktuale në këto dy nënprefektura, ajo vazhdon me hapjen e tuneleve të reja në lindjen në drejtim të Tel Abjad, Rasulajn, Kamishli dhe Malikije.

Kjo organizatë vazhdon të hapë edhe tunele në vendbanime të vogla në territoret e Sirisë që ndodhen përballë rajoneve kufitare me Turqinë.

Në këtë mënyrë YPG/PKK-ja bën përgatitje përballë operacioneve të mundshme që do të mund të ndërmarrë Turqia në lindje të lumit Eufrat.



Lajme të ngjashme