Suedi - Hakerët postojnë mesazhe raciste kundër myslimanëve në llogarinë e Partisë Socialdemokrate

Në llogarinë në median sociale Twitter të Partisë Socialdemokrate në Suedi, që është partnerja më e madhe e qeverisë, e cila u morr nën kontroll nga piratët kibernetikë racistë, u postua mesazhi, “Vrisni të gjithë myslimanët”.

Në komunikatën e bërë nga partia u tha se llogaria në Twitter u vë në dorë nga piratët në orën 02.00 sipas orës lokale dhe në orën 09.30 u rivendos kontrolli ndaj saj.

Në llogarinë e partisë, e cila ka rreth 850 mijë ndjekës, krahas mesazhit “Vrisni të gjithë myslimanët” u postuan edhe mesazhet në lidhje me Kryeministrin e Suedisë dhe liderin e Partisë Socialdemokrate, Stefan Lofven, për të cilin u tha se është pensionuar dhe ka filluar me punë në ushtri me gradën toger, ndërsa u postuan edhe mesazhe për lejimin e shitjes së lirë të narkotikëve.

Zëdhënësi i partisë, Asa Soderen tha se mesazhet e postuara nuk kanë të bëjnë me ata dhe se kanë ngritur padi në lidhje me çështjen.

Lajme të ngjashme