Iran - Rëndohet gjendja humanitare në rajonet e përmbytura

Dy milionë njerëz kanë nevojë për ndihma njerëzore si pasojë e fatkeqësisë së përmbytjeve në Iran.

Iran - Rëndohet gjendja humanitare në rajonet e përmbytura

Dy milionë njerëz kanë nevojë për ndihma njerëzore si pasojë e fatkeqësisë së përmbytjeve në Iran.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) bëri të ditur se si pasojë e përmbytjeve, që buruan nga shirat e rrëmbyeshëm në Iran, rreth 2 milionë njerëz në mbarë vendin kanë nevojë për ndihma humanitare.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga federata theksohet se 25 rajone nga 31 në Iran janë ndikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fuqishëm duke ndikuar negativisht jetën në më shumë se 2 mijë qytete dhe fshatra.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga fatkeqësia janë ndikuar 10 milionë njerëz dhe gjysmë milionë njerëz, në mënyrë të përhershme janë detyruar të zhvendosen.

“Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e 78 personave dhe plagosjen e 1 mijë e 136 të tjerëve. Në mbarë vendin rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur nevojtarë të ndihmave njerëzore” shkruhet në deklaratën e IFRC-së.  

Gjithashtu kjo federatë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për sigurimin e ndihmave ndaj 30 mijë familjeve të ndikuara nga përmbytjet.

Kurse zëvendëssekretari i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, në vlerësimin e tij për deklaratën në fjalë tha: “Kjo është tragjedia më e madhe e përmbytjeve në Iran në më shumë se 15 vitet e fundit. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit vazhdon punimet më të mëdha të ndihmave në historinë e saj dhe po përdor të gjitha burimet e nevojshme për të shpëtuar dhe mbështetur njerëzit në nevojë, por të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme”.  

Ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, Abdurriza Rahmani Fazli kishte bërë të ditur se dëmi i fatkeqësisë së përmbytjeve në 25 rajone ishte 7 miliardë e 619 milionë dollarë.

Shirat e rrëmbyeshëm që vazhdojnë prej 17 marsit e këndej kanë shkaktuar përmbytje të mëdha që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe vdekjen e dhjetëra njerëzve në mbarë vendin.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e vënë në veprim për të ndihmuar të dëmtuarit nga përmbytjet në Iran, me operacionet e zhvilluara së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe të këtij vendit, dërgoi 5 mauna me ndihma humanitare në rajonet e fatkeqësisë.

 


Lajme të ngjashme