Libi – Rëndohet bilanci i luftimeve në Tripoli, të paktën 121 të vdekur dhe 561 të plagosur

Bilanci i rënduar i luftimeve, të cilat vazhdojnë prej tashmë 10 ditësh në Libi, flet për 121 të vdekur dhe 561 të plagosur.

Libi – Rëndohet bilanci i luftimeve në Tripoli, të paktën 121 të vdekur dhe 561 të plagosur

“Të paktën 121 persona kanë humbur jetën dhe 561 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të fundit në Libi”, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH/WHO) me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Organizata do të dërgojë materiale sanitare, mjekësore dhe personel të shëndetësisë në Libi”, theksohet më tej në postimin e OBSH-së.

Më datë 4 prill, gjenerali Khalifa Belqasim Haftar, udhëheqësi i forcave ushtarake në lindje të Libisë, pati urdhëruar fillimin e një operacioni për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli. Kjo lëvizje e gjeneralit Haftar bëri që Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Tripoli, e udhëhequr nga Kryetari i Këshillit Presidencial dhe njëherësh Kryeministri Fayez Mustafa al-Sarraj, të ndërmarrë një kundërofensivë me forcat besnike të saj për të mbrojtur kryeqytetin.

Luftimet vazhdojnë prej 10 ditësh dhe po ashpërsohen gjithnjë e më tepër përreth Tripolit.

Në një komunikatë të mëhershme më 12 prill, OBSH-ja pati njoftuar se bilanci i përleshjeve të armatosura të Tripoli ishte 75 të vdekur, mes të cilëve 7 civilë, si dhe 323 të plagosur.



Lajme të ngjashme