Situata në Libi, OKB-ja shprehet e shqetësuar

Forcat e Gjeneralit Halife Hafter, që mbështeten nga Perëndimit deklaruan se kanë marrë kontrollin e plotë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tripolit.

1181340
Situata në Libi, OKB-ja shprehet e shqetësuar

Përleshjet në Libi vazhdojnë duke përshkallëzuar dhunën.

Forcat e Gjeneralit Halife Hafter, që mbështeten nga Perëndimi deklaruan se kanë marrë kontrollin e plotë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tripolit.

Kurse qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë në kryeqytetin Tripoli deklaroi se mori kontrollin në kampin Yermuk, që është shtabi më i madh ushtarak në rajonin Ayn Zara në jug të qytetit.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Ali Fethi Bashaga parashtroi se forcat e Hafterit, në sulmet ndaj Tripolit, përdorin fëmijë luftëtarë dhe shtoi: “Kjo është një gjendje që të brengos shpirtin. Ata janë ende fëmijë. Në vend të shohim si rriten, arsimohen dhe përgatiten për të ardhmen, shohim se përgatiten për vdekje”.

Në deklaratën e tij me shkrim Bashaga e cilësoi sulmin e forcave të Hafterit ndaj Tripolit si “një veprim të jashtëligjshëm që nuk mund të pranohet”.

Ai tha se forcat e Hafterit duhet të tërhiqen edhe të kthehen tek vendi nga erdhën.

Ndërsa nga Organizata e Kombeve të Bashkuara erdhi deklarata: “jemi të shqetësuar” për gjendjen njerëzore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ndjehet i shqetësuar për gjendjen e emigrantëve dhe refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në mes të përleshjeve në Libi.

Në deklaratën e bërë për gazetarët në Selinë e Përgjithshme të OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se gjendja në Libi është shumë e rrezikshme.

Ai u shpreh se ndërmjet palëve në Libi duhet të fillojnë seriozisht dialogu dhe bisedimet politike por kjo është e pamundur që të fillojnë ndërkohë që vazhdojnë përleshjet dhe bëri thirrje se atyre u duhet dhënë fund menjëherë.  

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, Hafter kishte dhënë urdhër në 4 prill për të marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli dhe pas kësaj njësitë e Pajtimit Kombëtar të Libisë kishin filluar kundëroperacion.

Forcat e Hafterit pasi hynë në rajonet Sabrata, Surman, Giryan dhe el-Asabia, kishin arritur pikën e 27-të të sigurisë ndërmjet qyteteve Zaviye dhe Canzur në perëndim të Tripolit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se pas fillimit të sulmit të Hafterit për të marrë kontrollin e Tripolit, në përleshjet e 3 ditëve të fundit janë vrarë 47 persona dhe janë plagosur 181 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme