Bashkimi Evropian mbështet armëpushimin në Libi

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së Mogherini zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarrac.

Bashkimi Evropian mbështet armëpushimin në Libi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se në Libi mbështet rikthimin në procesin politik nën pararojën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së Mogherini zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarraj.

Në deklaratë bëhet e ditur se Mogherini i përcolli bashkëbiseduesit mbështetjen e Bashkimit Evropian për ndalimin e luftës në vend dhe rikthimin në procesin politik në pararojën e OKB-së.  

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, Hafter kishte dhënë urdhër në 4 prill për të marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli dhe pas kësaj njësitë e Pajtimit Kombëtar të Libisë kishin filluar kundëroperacion.

Forcat e Hafterit pasi hynë në rajonet Sabrata, Surman, Giryan dhe el-Asabia, kishin arritur pikën e 27-të të sigurisë ndërmjet qyteteve Zaviye dhe Canzur në perëndim të Tripolit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se pas fillimit të sulmit të Hafterit për të marrë kontrollin e Tripolit, në përleshjet e 3 ditëve të fundit janë vrarë 47 persona dhe janë plagosur 181 të tjerë.

 

 


Lajme të ngjashme