Iran – Rouhani urdhëron instalimin e 20 centrifugave në impiantin bërthamor në Natanz

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, urdhëroi të martën instalimin e 20 centrifugave të zhvilluara, tip “IR6”, në impiantin e energjisë bërthamore në Natanz.

Iran – Rouhani urdhëron instalimin e 20 centrifugave në impiantin bërthamor në Natanz

I pranishëm në një panair të organizuar në Teheran me rastin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore (9 prill), Rouhani prezantoi 114 produkte të industrisë nukleare së bashku me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), Ali Akbar Salehi.

Duke u lidhur me telekonferencë me drejtorinë e impiantit të energjisë atomike në Natanz, qytezë në provincën qendrore të Isfahanit, presidenti iranian urdhëroi instalimin e 20 centrifugave të zhvilluara, tip “IR6”.

Gjatë kësaj lidhjeje me telekonferencë, përveçse dha direktivën për instalimin e centrifugave “IR6”, Rouhani inauguroi gjithashtu projektet bërthamore në lidhje me teknologjinë e plazmës, mbetjet e pasurimit të elementëve radioaktivë dhe aparatin “MV6” për përshpejtimin e elektroneve.

Bëhet e ditur se projekti i instalimit të centrifugave “IR6” do të përfundojë dhe testohet brenda një kohe të shkurtër.



Lajme të ngjashme