Takimi Putin-Netanyahu në Moskë

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin u takua me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në kryeqytetin Moskë.

1177324
Takimi Putin-Netanyahu në Moskë

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin u takua me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në kryeqytetin Moskë.

Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini, në takimin Putin-Netanyahu, nga pala ruse morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, Zëvendëskryeministri Maksim Akimov, Këshilltari për Politikë të Jashtme i Kremlinit, Yuriz Ushakov dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valeriy Gerasimov.

Kurse nga pala izraelite mori pjesë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Izraelit, Meir Ben-Shabbat dhe Shefi i Mossadit, Yossi Cohen.  

Putin bëri të ditur se në punimet e kërkimit të zhvilluara nga ushtria ruse, u gjetën mbetjet e një ushtari izraelit të humbur gjatë luftës në vendbanimin Sultan Yakup në Liban, 37 vite më parë. Eshtrat do t’i dorëzohen Izraelit.

Edhe Netanjahu falënderoi Putinin për ndihmën e dhënë nga ushtria ruse në këtë temë.

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, u pretendua se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i paraqiti Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin një plan zgjidhjeje në lidhje me krizën në Siri.



Lajme të ngjashme