Regjimi i Esadit sulmon me armë të rënda Zonën e Çtensionimit në Idlib

Në sulmet që forcat e regjimit të Beshar Esadit ndërmorën ndaj vendbanimeve civile brenda “Zonës së Çtensionimit në Idlib”, është vrarë një civil.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit dhe grupet terroriste të përkrahura nga Irani, ndërmorën sulme intensive me armë të rënda dhe raketa ndaj vendbanimeve civile Kefer Zita dhe Latamne të Hamas dhe ndaj fshatrave Al-Havas të luginës Gab dhe Abidin në jug të Idlibit që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Çtensionimit në Idlib”.

Sipas informatave të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në këto sulme është vrarë një civil dhe u plagosën dy të tjerë.

Bëhet e ditur se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë me punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat.

Sipas informatave të marra nga qendra e opozitarëve për vëzhgimin e avionëve bëhet e ditur se avionët luftarakë rusë ndërmorën një sulm ajror ndaj kodrës Profeti Ejub, që ndodhet në zonën rurale të nënprefekturës Xhebel-i Zavije të Idlibit. Nuk raportohet për të vrarë apo të plagosur në këtë sulm.

Lajme të ngjashme