Kryeministri i Irakut do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi

Bëhet e ditur se Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi brenda një kohe të shkurtër do të vizitojë Turqinë dhe disa vende të Gjirit Persik.

Kryeministri i Irakut do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi

Bëhet e ditur se Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi brenda një kohe të shkurtër do të vizitojë Turqinë dhe disa vende të Gjirit Persik.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror irakian, Abdulmehdi, në konferencën javore për shtyp në kryeqytetin Bagdad, tha: “Marrëdhëniet me vendet fqinje nuk duam ti krijojmë mbi mosmarrëveshje. Konfliktet vazhdojnë prej një kohe të gjatë. Si Irak, në bazë të vlerave të përbashkëta, ne ndjekim një politikë nismëtare ndaj të gjitha vendeve”.

“Në këtë kuadër në periudhën në vijim do të vizitoj Turqinë dhe disa vende të Gjirit” tha kryeministri i Irakut.  

Abdulmehdi bëri të ditur se një delegacion i nivelit të lartë nga Arabia Saudite i përbërë prej 90 personash do të vizitojë sot (e mërkurë) Bagdadin dhe brenda 2 javësh edhe ai do të shkojë në këtë vend.  

Ndërkaq Kryeministri i Irakut u shpreh edhe në lidhje me detajet e kësaj vizite dhe u nënvizoi se në Arabinë Saudite do të bisedojë tema të tilla si marrëdhëniet tregtare dypalëshe, çështjen e doganës dhe vizitat e haxhit (pelegrinazh) të irakianëve.

Kryeministri irakian, që kur ka ardhur në detyrë në 26 tetor 2018, ka zhvilluar vetëm një herë vizitë jashtë shtetit duke shkuar në Egjipt.  

Bagdad kanë shkuar shumë autoritete të nivelit të lartë dhe delegacione tregtare të vendeve fqinje me në krye Iranin, Arabinë Saudite, Katarin dhe Omanin.

 


Lajme të ngjashme