Brazil – Panairi i Industrisë së Mbrojtjes LAAD hapi dyert për vizitorët

Në panair, në të cilin marrin pjesë mbi 400 kompani ndërkombëtare prodhuese të industrisë së mbrojtjes, marrin pjesë edhe 17 firma nga Turqia, të cilat udhëhiqen nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes (SSB).

12. LAAD Savunma ve Guvenlik Fuari3.jpg
12. LAAD Savunma ve Guvenlik Fuari2.jpg
12. LAAD Savunma ve Guvenlik Fuari1.jpg

Sot në Rio-de-Zhanejro filloi edicioni i 12-të i Panairit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, LAAD.

Në panair, në të cilin marrin pjesë mbi 400 kompani ndërkombëtare prodhuese të industrisë së mbrojtjes, marrin pjesë edhe 17 firma nga Turqia, të cilat udhëhiqen nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes (SSB).

Në panair u promovohen platforma të automjeteve të blinduara, mjete të ndryshme ajrore dhe tokësore pa pilot, sisteme detare, sisteme armatimi, sisteme elektronike, municion, simulatorë, prodhime tekstili për ushtrinë, produkte të mbështetjes logjistike etj., të cilat janë prodhuar nga kompanitë që operojnë në industrinë turke të mbrojtjes.

Gjithashtu në panair u prezantua edhe helikopteri T129 ATAK, prodhim i kompanisë turke të Industrisë së Aeronautikë dhe Hapësirës (TUSAS).

Interesimi i pjesëmarrësve për helikopterin ATAK ishte i madh.

Kreu i marketingut institucional dhe i komunikimeve të kompanisë TUSAS, Tamer Ëzmen (Özmen), deklaroi se panairi ishte mjaftë produktiv, ndërsa shtoi se në ditën e parë pavijonin e tyre e vizituan Ndihmëspresidenti i Brazilit, Antonio Hamilton Martins Mourao, Komandanti i Forcave Tokësore, Edson Leal Pujol dhe zyrtarë të lartë të Forcave Ajrore, të cilët u informuan në lidhje me produktet.

Panairi i Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë LAAD, i cili organizohet çdo dy vjet dhe që është panairi më i madh i Amerikës Latine, do të jetë i hapur deri më 5 prill.

 


Lajme të ngjashme