Stërvitje e përbashkët ushtarake Angli-A. Saudite

Ushtritë e Arabisë Saudite dhe Anglisë filluan një stërvitje të përbashkët tokësore ushtarake.

1175236
Stërvitje e përbashkët ushtarake Angli-A. Saudite

Ushtritë e Arabisë Saudite dhe Anglisë filluan një stërvitje të përbashkët tokësore ushtarake.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite “SPA”, stërvitja “Ushtarët e Shkretëtirës 3”, ku marrin pjesë forcat tokësore të të dyja vendeve, filloi në zonën ushtarake veriperëndimore të Arabisë.   

Bëhet e ditur se stërvitja, që ka si qëllim përforcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërmjet dy vendeve, rritjen e kapacitetit luftarak të njësive ushtarake dhe përfitimin e eksperiencës në fushën e planifikimit të operacioneve, ka cilësinë e vazhdimit të stërvitjeve të mëparshme.   

Në lajm nuk u dha informacion në lidhje me kohëzgjatjen e stërvitjes.

Për herë të fundit, Anglia dhe Arabia Saudite kishin zhvilluar stërvitjen e përbashkët ajrore “Flamuri i Gjelbër” gjatë datave 25 nëntor-6 dhjetor 2018.

 


Lajme të ngjashme