Siri - ShBA dërgon ndihma të tjera ushtarake në rajonin e pushtuar nga YPG/PKK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë transportuar me rreth 100 mauna nga Iraku për në rajonin sirian që mbahet i pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndihma ushtarake, ku bëjnë pjesë kontejnerë, cisterna dhe automjete ushtarake.

Siri - ShBA dërgon ndihma të tjera ushtarake në rajonin e pushtuar nga YPG/PKK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë transportuar me rreth 100 mauna nga Iraku për në rajonin sirian që mbahet i pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndihma ushtarake, ku bëjnë pjesë kontejnerë, cisterna dhe automjete ushtarake 4x4.

Burimet vendore raportojnë se në orët e vona të të hënës rreth 100 mauna hynë në Siri nga pika e kalimit kufitar Simelka.

Maunat transportonin kontejnerë dhe mjete ushtarake për terren të vështirë të markës “Hummer”.

Në zonën e pushtuar (1/3 e Sirisë) nga YPK/PKK-ja, ShBA-ja ka dërguar edhe dy herë të tjera ndihma ushtarake, një herë në fillim dhe një herë në fund të shkurtit, me rreth 300 mauna.

 

Më 12 mars Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) kishte njoftuar se në p/buxhetin e mbrojtjes për vitin 2020, një shumë totale prej 550 milionë dollarësh është ndarë për YPG/PKK-në në kuadër të operacioneve në Siri, por pa dhënë detaje se ku do të harxhohet shuma 250 milionë dollarëshe e kësaj ndihme ushtarake.

Kurse në raportin e publikuar për p/buxhetin e vitit fiskal 2020 për YPG/PKK-në figuron një fond me vlerë 300 milionë dollarë.

Në pjesën e raportit për Sirinë, në zërin “Armatim dhe municion” zënë vend ndihmat ushtarake si: 3.000 automatikë AK-47 (kallashnikov), 2.000 eksploziv të llojit C-4, 30.000 kapsolla, fitil ndezës, mjete dhe pajisje që përdoren në përgatitjen e shpërthyesve të improvizuar si dhe 5 milionë fishekë. Vetëm ky municion kushton rreth 10 milionë e 46 mijë dollarë.

Këtë mbështetje ushtarake, që ShBA-ja vazhdon ti japë YPG/PKK-së që nga viti 2015 e këtej, e argumenton me luftën kundër DAESH-it. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende në Siri 18 baza dhe njësi ushtarake dhe rreth 2 mijë trupa.  

YPG/PKK-ja sulmon shpesh vendbanimet civile në Tel-Rifat, të cilën e mban të pushtuar, në provincat Afrin, al-Bab, Xherabulus, të pastruara nga terrori këto të fundit nga Turqia në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, si dhe në Azez, e cila kontrollohet nga opozitarët.

Në përgjithësi gjatë këtyre sulmeve pjesëtarët e organizatës terroriste përdorin mjetet shpërthyese të improvizuara.

Sipas analistëve armët e reja që do të marrë nga ShBA-ja, YPG/PKK do ti përdorë përsëri në aktet terroriste që do të bëjë në këto rajone.

 


Lajme të ngjashme