Katari: Vendimi i Amerikës për Lartësitë e Golanit mund të sjellë rezultate të rrezikshme

Katari paralajmëroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lartësitë e Golanit mund të sjellë “rezultate të rrezikshme”.

Katari: Vendimi i Amerikës për Lartësitë e Golanit mund të sjellë rezultate të rrezikshme

Katari paralajmëroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lartësitë e Golanit mund të sjellë “rezultate të rrezikshme”.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Katarit, “QNA”, në seancën e zakonshme të përjavshme të Këshillit të Kuvendit, të kryesuar nga Ahmed bin Abdullah Al Mahmud u shqyrtua vendimi i Amerikës për Lartësitë e Golanit.

Në deklaratën me shkrim të bërë pas seancës në fjalë u dënua vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur “sovranitetin e Izraelit” në Lartësitë e Golanit dhe u theksua se ky vendim nuk pranohet në asnjë mënyrë.

“Deklarata e Amerikës bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare, rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, gjithashtu nuk do të ndryshojë të vërtetën se Golani është territor i shtetit të Sirisë” shkruhet në deklaratë.   

Ndërkaq në deklaratë paralajmërohet se vendimi ilegal i Amerikës mund të lindë rezultate të rrezikshme dhe nënvizohet se ky hap do të shkaktojë dështimin e procesit të paqes si dhe do të ndikojë stabilitetin në rajon.   

Në deklaratë theksohet se një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e vazhdueshme mund të sigurohet vetëm me tërheqjen e Izraelit nga tokat arabe të pushtuara në vitin 1967 dhe krijimin e shtetit të Palestinës së pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu në 25 mars në Shtëpinë e Bardhë, kishte nënshkruar dekretin presidencial që shpall se “Amerika njeh zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit”.

Izraeli mban të pushtuara Lartësitë e Golanit, që janë toka të Sirisë, që prej vitit 1967.   

 


Lajme të ngjashme