Venezuela sërish përballet me ndërprerje të energjisë elektrike

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi të shtunën rreth orës 19.00, ku një pjesë e madhe e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Karakas, mbetën në errësirë.

Venezuela sërish përballet me ndërprerje të energjisë elektrike

Venezuela, e cila po përjeton njërën prej krizave më serioze politike në historinë e saj, po përballet me probleme të energjisë elektrike që u shfaqën sërish të shtunën dhe një pjesë e madhe e të cilave u mënjanua.

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi të shtunën rreth orës 19.00, ku një pjesë e madhe e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Karakas, mbetën në errësirë. 

Ndihmëspresidenti, përgjegjës për komunikim, kulturë dhe turizëm i Venezuelës, Jorge Rodriguez bëri të ditur se ndërprerja e katërt e madhe e energjisë elektrike në vend sërish ndodhi për shkak të sabotimit.

Ndërprerja e parë e energjisë elektrike në vend që zgjati afërsisht një javë, ndodhi më 7 mars, ndërkaq ndërprerja e dytë e madhe që ndodhi në 25 mars zgjati 2 ditë. Presidenti Nicolas Maduro ka thënë se kjo ndërprerje ndodhi si pasojë e zjarrit që ra në centralin më të madh elektrik në vend Guri që doli pas të shtënave të një snajperit ndaj njësisë së transferimit të centralit.

Ndërsa ndërprerja e fundit e energjisë elektrike që ndodhi të premten ishte mënjanuar 7 orë pas prishjes.

 


Lajme të ngjashme