Sulmi ndaj civilëve në Idlib, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

10 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ajror ndaj vendbanimit civil në kufirin e Zonës së Çtensionimit të Idlib të Sirisë.

Gjatë mbrëmjes qytezat Fua dhe Keferya dhe nënprefektura Han Sheyhun në veri të Idlibit u përballën me sulme të dhunshme ajrore.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e mbrojtjes civile (Beretat e Bardha), në sulmet e ngjeshura ajrore, u plagosën edhe 28 civilë.   

Në deklaratën e bërë nga opozitarët në median sociale shkruhet: “5 avionë luftarakë rusë të ngritur nga baza ajrore Hmejmim të Latakijes kryen sulme ajrore ndaj qytezave Fua dhe Keferya dhe nënprefekturës Han Sheyhun në veri të Idlibit”.  

Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e shpëtimit nën rrënoja.

Ndihet shqetësim se mund të ketë një rritje në numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Lajme të ngjashme