Qëndrimi i BE-së për Kodrat e Golanit, i pandryshuar

Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij në lidhje me Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Qëndrimi i BE-së për Kodrat e Golanit, i pandryshuar

Komentet e BE-së erdhën përmes një deklarate të përfaqësisë së saj në Izrael për gazetën “Haaretz”, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për të njohur kontrollin izraelit mbi rajonin e pushtuar.

"Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së. BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi rajonet e pushtuara nga qershori i vitit 1967, përfshirë edhe Kodrat e Golanit, dhe nuk i konsideron këto rajone si pjesë e Izraelit", thuhet në deklaratën e BE-së.

Ndryshe, presidenti amerikan Trump dje në Twitter shkroi se "pas 52 viteve, për SHBA-në ka ardhur koha për të njohur plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Kodrat e Golanit".

Izraeli e mban të pushtuar rajonin që nga viti 1967. (AA)

 

Fjalët Kyçe: Izrael , Kodrat e Golanit , Haaretz , BE

Lajme të ngjashme