Sulmohen me vare 4 xhami në Birmingham të Anglisë

Në qytetin Birmingham të Anglisë 4 xhami u sulmua gjatë natës me vare.

Sulmohen me vare 4 xhami në Birmingham të Anglisë

Në qytetin Birmingham të Anglisë 4 xhami u sulmua gjatë natës.

Sipas deklaratës së bërë nga policia, departamenti mori një denoncim për një person i cili theu xhamat e një xhamie me vare në orën 02.32 me orën lokale.

Afërsisht pas 42 minutash u bë e ditur se një sulm i ngjashëm ndodhi në një xhami tjetër.

Pas kësaj, policia, që shkoi të kontrollojë edhe dy xhamitë e tjera në qytet, bëri të ditur se sulme të ngjashme kishin ndodhur edhe në dy xhamitë e tjera.

Policia njoftoi se mendojnë se sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe kanë mbledhur prova nga vendngjarja si dhe po kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.  

Shefi i policisë, Dave Thomson duke bërë të ditur se pas sulmeve në Zelandën e Re janë duke punuar nga afër me komunitetet përkatëse për të mbështetur kultet e adhurimit në rajon si xhami, kisha e vende të tjera, u shpreh me fjalët: “Në kohë të vështira si këto është shumë e rëndësishme që të gjithë të bashkohen kundër atyre që kërkojnë të krijojnë mospërshtatje, paqartësi dhe frikë tek shoqëria jonë”.

Ai tha se deri tani nuk dihet arsyeja e sulmeve dhe shtoi: “Ajo që mund të them është se policia dhe njësia e luftës kundër terrorit janë duke punuar bashkë për të gjetur autorin e sulmit”.  

 


Lajme të ngjashme