Siri – Humbin jetën 5 anëtarë të një familjeje në sulmet ajrore në Idlib

Ndaj fshatrave në perëndim dhe juglindje të Idlibit mbrëmë në orët e vona u ndërmorën sulmet ajrore.

1167830
Siri – Humbin jetën 5 anëtarë të një familjeje në sulmet ajrore në Idlib

Në sulmet ajrore të ndërmarra ndaj fshatit Al-Fakii që ndodhet brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 5 pjesëtarë të një familje dhe janë plagosur 5 civilë të tjerë.

Ndaj fshatrave në perëndim dhe juglindje të Idlibit mbrëmë në orët e vona u ndërmorën sulmet ajrore.

 

Observatorët opozitarë të avionëve përmes llogarive në mediat sociale bëjnë të ditur se “Mbrëmë rreth orës 01.00 sipas orës lokale nga baza ajrore HmejmimLatakijes janë ngritur 6 avionë luftarakë rusë”.

Sipas informatave të marra nga burimet e mbrojtjes civile, në sulmet ajrore që zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit kanë humbur jetën 4 fëmijë dhe babai, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile (Beretat e Bardha) arritën ta shpëtojnë nga rrënojat nënën e plagosur.

Ndërkaq në sulmet që regjimi dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën ndaj vendbanimeve civile në “Zonën e Çtensionimit në Idlib”, duke bërë kështu shkelje të Marrëveshjes së Soçit, vlerësohet të jenë vrarë të paktën 152 civilë dhe janë plagosur më shumë se 445 të tjerë që nga fillimi i vitit.

Forcat e regjimit krahas Marrëveshjes së Soçit për forcimin e armëpushimit në Idlib të arritur mes Turqisë dhe Rusisë, vazhdojnë me sulme të herëpashershme ndaj kësaj zone. Ndërkaq në kuadër të Marrëveshjes së Astanës, Rusia, si vend garantues i regjimit të Esadit, është përgjegjëse për parandalimin e sulmeve.

Ndërsa opozitarët ushtarak sipas Marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018 më 10 tetor 2018 nga rajoni në fjalë tërhoqën armatimin e rëndë.

 


Lajme të ngjashme