Mbytet varka në Mosull, të paktën 40 të vdekur

Si pasojë e mbytjes së një varke në lumin Tigër, që rrjedh në qytetin Mosull të Irakut kanë humbur jetën të paktën 40 persona.

Mbytet varka në Mosull, të paktën 40 të vdekur

Burimet shëndetësore dhe spitalore irakiane bënë të ditur se ndër të vdekurit ka edhe gra e fëmijë.

Gjithashtu ndër të vdekurit ka edhe turistë.

Pretendohet se në varkë kishte më shumë pasagjerë sa kapaciteti i saj dhe aksidenti ndodhi për këtë arsye.

Ndër pretendimet është edhe se në varkë kishte të paktën 200 persona.


Fjalët Kyçe: Mosull , varka , lumi Tigër

Lajme të ngjashme