Zelandë e Re – Rritet numri i viktimave të sulmeve terroriste ndaj xhamive

Numri i viktimave të sulmeve terroriste ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re doli në 50.

y.zelanda tepkiler.jpg
y.zelanda tepkiler5.jpg
y.zelanda saldiri.jpg
YZ ,.jpg
Masakra në Zelandën e Re
Masakra në Zelandën e Re

Deri tani 49 numri është numri i viktimave në sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re. Pritet që bilanci të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve. Agresorët e kanë publikuar masakrën në internet me “livestream”. Sulmi ka marrë reagime të shumta nga e gjithë bota, ndërkohë që gatishmëria e sigurisë është rritur në nivelin më të lartë.

Numri i viktimave të sulmeve terroriste ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re doli në 50.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së qytetit në fjalë, Mike Bush në prononcimin e tij të bërë në interes të gazetarëve bëri të ditur se numri i viktimave që humbën jetën në sulmin terrorist doli në 50, ndërsa shtoi se 36 të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike, po vazhdojnë të kurohen nëpër spitale.

Bush shtoi se lista e viktimave të sulmeve terroriste iu dha edhe familjarëve, ndërsa tha se identiteti i tyre ende nuk u publikua.

Ai gjithashtu bëri të ditur se vendimi për shtimin e masave të sigurisë përreth xhamive në Zelandën e Re do të vazhdojë të mbeten në fuqi deri sa zyrtarët të vendosin për heqjen e tyre.

Në sulmet terroriste të ndërmarra të premten ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re me interval kohor 10 minuta, mbetën të vrarë 49 persona që ndodheshin në xhamitë për faljen e namazit të xhumasë.

 


Lajme të ngjashme