Bregu Perëndimor – Një i vrarë dhe dy të plagosur rëndë në sulmet me armë zjarri

Në sulmet me armë zjarri të ndërmarra në Bregun Perëndimor në dy pika të ndara është vrarë një shtetas izraelit dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Bregu Perëndimor – Një i vrarë dhe dy të plagosur rëndë në sulmet me armë zjarri

Në sulmet me armë zjarri të ndërmarra në Bregun Perëndimor në dy pika të ndara është vrarë një shtetas izraelit dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ushtria izraelite bëhet e ditur se në udhëkryqet Ariel dhe Giti në afërsi të vendbanimeve të paligjshme hebreje Ariel në veri të Bregut Perëndimor u ndërmorën dy sulme të ndara me armë zjarri.

Në komunikatë u tha se kanë filluar hetimet për kapjen e agresorëve të arratisur, ndërsa nuk u dhanë më shumë detaje në lidhje me ngjarjet.

Në anën tjetër në një lajm që përcjellin mediat izraelite thuhet se një agresor në afërsi të vendbanimeve të paligjshme hebreje Ariel e rrëmbeu armën nga dora e një shtetasi izraelit dhe qëlloi në drejtim të këtij të fundit dhe një personi tjetër. Si pasojë e zjarrit të hapur u plagosşn 2 shtetasıt izraelitë.

Sulmuesi, i cili mori makinën e njërit prej të plagosurve, u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa qëlloi edhe mbi një autobusë që ndodhej në udhëkryqin Giti. Edhe në këtë ngjarje u plagos rëndë një shtetas izraelit.

Radioja e Izraelit njoftoi se një prej tre personave të plagosur rëndë humbi jetën.

Pas sulmit ushtria izraelite mbylli për qarkullim shumicën e rrugëve në Bregun Perëndimor.



Lajme të ngjashme