Amerikë - Shpenzimi kolosal i paregjistruar për avionët F-35 shkakton debat të madh

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në programin e avionëve luftarakë F-35, u përcaktua një shpenzim i paregjistruar prej 2,1 miliardë dollarësh.

Amerikë - Shpenzimi kolosal i paregjistruar për avionët F-35 shkakton debat të madh

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në programin e avionëve luftarakë F-35, u përcaktua një shpenzim i paregjistruar prej 2,1 miliardë dollarësh.

Programi i avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë "F-35 Lightening II", që ka ardhur në rendin e ditës së Amerikës me koston e lartë, këtë radhë u bë shkak për debat me pretendimet për “kosto të paregjistruar”.

Këshilli i Kontrollit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), në raportin në lidhje me programin F-35 nxori në pah se fondi 2,1 miliardë dollarë, që deklarohej se ishte shpenzuar për pjesët e avionëve, nuk dihet se kur dhe për çfarë pjesë avionësh është shpenzuar.

Në raport bëhet e ditur se nga 2,1 miliardë dollarët e shpenzuara nga gjigandi i mbrojtjes “Lockheed Martin” për pjesët e F-35, vetëm 3,4 milionë dollarë janë të regjistruar në Pentagon, ndërsa për pjesën e mbetur nuk ka asnjë regjistrim tjetër.  

Gjithashtu në këtë raport theksohet se Pentagoni nuk udhëheq mirë pasuritë e shtetit dhe nuk krijon koordinim me institucionet e tjera si dhe zë vend shprehja: “Si pasojë Departamenti i Mbrojtjes nuk e di saktësisht vlerën e F-35 dhe nuk ka asnjë regjistrim që të konfirmojë në mënyrë të pavarur se prona e shtetit është vlerësuar siç duhet nga kontraktorët".

Ndërkaq ka ankesa për koston e lartë të mirëmbajtjes dhe pjesëve të këmbimit të avionit F-35, i cili ka kaluar 100 milionë dollarët si çmim për një avion.

9 vende, ndër të cilat edhe Turqia kontribuojnë për zhvillimin dhe ndërtimin e avionëve F-35.

 


Lajme të ngjashme