Terroristi, që sulmoi xhamitë në Zelandën e Re, është australiani Brenton Tarrant

Qartësohet identiteti i njëri prej sulmuesve racistë, që bënë masakër në dy xhamitë në Zelandën e Re, ai është australiani Brenton Tarrant.

Terroristi, momentet e sulmit që bëri, duke përdorë 5 armë gjysmë automatike, i publikoi drejtpërsëdrejti në median sociale.  

Në pamje terroristi vihet re të realizojë sulmin në mënyrë të ngjashme me lojërat kompjuterike dhe fillon të shtijë me armë sapo futet në xhami. Vihet re se terroristi ndryshon karikatorin disa herë gjatë ngjarjes.

Mbi armë duken emrat e atyre që kanë bërë sulme më parë ndaj myslimanëve në rajone të tjera.

Mësohet se terroristi, i cili u kap nga ana e policisë së Zelandës së Re brenda në makinë teksa ishte duke u arratisur, përgatitej për sulmin prej dy vjetësh dhe përpara masakrës kishte publikuar një manifesto nga llogaria e tij Twitter.

Terroristi Tarrant kishte shkruar se ishte frymëzuar nga Anders Breivik, i cili kishte vrarë 77 persona në Norvegji në vitin 2011.  

Pas masakrës Twitter pezulloi llogarinë e terroristit, Brenton Tarrant.

Edhe Facebook-u i hoqi rezultatet e kërkimit nga llogaria e sulmuesit.  

Lajme të ngjashme