Idlib - Terroristët e DAESH-it arratisen nga burgu i goditur nga avionët rusë

Bëhet e ditur se janë arratisur të burgosurit nga burgu në Idlib të Sirisë, i cili u godit nga avionët luftarakë rusë.

Idlib - Terroristët e DAESH-it arratisen nga burgu i goditur nga avionët rusë

Bëhet e ditur se janë arratisur të burgosurit nga burgu në Idlib të Sirisë, i cili u godit nga avionët luftarakë rusë.

Mësohet se një pjesë e të arratisurve janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurta vendore thuhet se nga operacionet ajrore të ndërmarra mbrëmë ndaj qendrës së qytetit Idlib nga avionët luftarak rusë është dëmtuar një pjesë e burgut.

Pas sulmit janë arratisur shumë të burgosur për vjedhje, rrëmbim si dhe anëtarët e DAESH-it.

Pjesëtarët e DAESH-it që mbaheshin në burgun e Idlibit janë kapur gjatë bastisjeve të opozitarëve ndaj celulave të organizatës dhe mbahen përgjegjës për një numër të madh të shpërthimeve në qytet.

Grupet e armatosura dhe opozitarët ushtarak të regjimit në Idlib filluan operacione për kapjen e të arratisurve, ndërsa janë shtuar edhe masat e sigurisë në pikat e kontrollit.

Mësohet se disa të burgosur janë kapur me ndihmën e civilëve.

Observatori opozitarë (për avionët) mbrëmë njoftoi se avionët luftarakë rusë, të tipit SU 34, të nisur nga baza ajrore në Hmejmim, po bëjnë sulme ajrore në gjithë Idlibin.

 


Lajme të ngjashme