Siri – Rritet në 12 numri i civilëve të vrarë në Idlib

Është rritur në 12 numri i civilëve të vdekur dhe në 45 ai i të plagosurve si pasojë e sulmeve të dendura ajrore që janë kryer të mërkurën në vendbanimet civile brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

Siri – Rritet në 12 numri i civilëve të vrarë në Idlib

Qendra e qytetit të Idlibit, qytezat Han Sheyhun dhe Serakib si dhe fshatrat Al-Huveyn e Um Xhelal të kësaj province siriane (Idlib) u përballën të mërkurën me sulme intensive nga toka dhe ajri.

Ekipet e mbrojtjes civile punimet e kërkim-shpëtimit i vazhduan gjatë të gjithë natës së kaluar dhe arritën të gjejnë trupat e pajetë të 12 personave.

Në këto sulme kanë mbetur të plagosur edhe 45 civilë.

Observatori i opozitarëve (për avionët) përmes llogarive të medias sociale ka bërë këtë deklaratë: “Avionët luftarakë rusë të tipit SU-34, që janë ngritur nga baza ushtarake në Himeymim, po bëjnë sulme në të gjithë Idlibin”.

Avionët në fjalë të mërkurën në mëngjes kishin goditur një qytet me çadra për refugjatët, të ngritur në periferi të qytezës Serakib, duke shkaktuar 2 viktima dhe lënë të plagosur 19 civilë.



Lajme të ngjashme