Liga Arabe bën thirrje për mbështetje financiare ndaj palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu Gayt priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Rijad Al-Malik dhe ministrin e Financave Shukri Bishara.

Liga Arabe bën thirrje për mbështetje financiare ndaj palestinezëve

Liga Arabe dënoi shkeljet e përsëritura të Izraelit ndaj Kompleksit Al-Aksa, ndërsa bëri thirrje për mbështetje financiare për rezistencën palestineze.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu Gayt priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Rijad Al-Malik dhe ministrin e Financave Shukri Bishara, të cilët ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin Kajro të Egjiptit.

Në komunikatën e Ligës Arabe të lëshuar pas mbledhjes, ku u bisedua për mbështetje financiare të palsetinezëve u tha se “Ato që u jetuan ditëve të fundit janë provokime të qëllimshme të Izraelit. Bastisjet e tilla të Kompleksit Al-Aksa janë në kundërshtim me statusin aktual të qytetit dhe mund të nxisin tensionime fetare”.

Ndërkaq ministrat Maliki dhe Bishara gjatë takimit potencuan se ndihmat financiare që do të vijnë nga vendet arabe janë shumë të rëndësishme për tejkalimin e vështirësive financiare të krijuara për shkak të ndërprerjes së një pjesë të të ardhurave për palestinezët e burgosur dhe për të afërmit e dëshmorëve nga ana e Izraelit.

Ndërsa Liga Arabe bëri të ditur se mbështetja e rezistencës së popullit palestinezë është një obligim i vendeve arabe.

Policia izraelite dje pas namazit të drekës bastisi dhe sulmoi xhematin dhe imamët e Al-Aksas që ndodheshin në Xhaminë Kubbetu-s Sahra, me pretekst se ndaj rajonit policor që ndodhet brenda mureve të Kompleksit është hedhur një koktej molotovi.

Pas kësaj ngjarjeje policia izraelite mbylli të gjitha portat e Mesxhid-i Aksas, ndërsa u rihapën dje në mëngjes.

Kabineti i sigurisë i Izraelit më 17 shkurt kishte marrë vendim për ndërprerjen e pagesës prej 502 milionë e 697 mijë shekelë (afërsisht 139 milionë dollarë) të cilën Izraeli e mbledhë nga taksat në emër të qeverisë së Palestinës.

Sipas Protokollit Ekonomik të Parisit të nënshkruar në vitin 1994 mes Izraelit dhe Organizatë për Çlirimin e Palestinës, udhëheqja izraelite transferon afërsisht 2 miliardë dollarë në thesarin e palestinezëve të mbledhura në vendkalimet kufitare nën kontrollin e tij. Ndërkaq qeveria e Palestinës u jep paga mujore simbolike familjeve të të burgosurve në burgjet e Izraelit dhe të dëshmorëve.

 


Lajme të ngjashme