Francë – Mbi 60% e francezëve nuk i beson qeverisë

Më shumë se gjysma e francezëve nuk beson se qeveria me “negociatat kombëtare” do t’i zgjidh problemet që u bënë shkak i protestave të “jelekëve të verdhë”.

Francë – Mbi 60% e francezëve nuk i beson qeverisë

Më shumë se gjysma e francezëve nuk beson se qeveria me “negociatat kombëtare” do t’i zgjidh problemet që u bënë shkak i protestave të “jelekëve të verdhë”.

Sipas rezultateve të anketës së kryer nga organizata kërkimore “Elabe” 70 për qind e francezëve nuk beson se qeveria me “negociatat kombëtare” të organizuara në mbarë vendit do t’i zgjidh problemet që u bënë shkak i protestave të “jelekëve të verdhë”.

63 për qind e të anketuarve u deklaruan se Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria nuk do t’i marrin parasysh rezultatet që do të dalin nga negociatat.

Bëhet e ditur se niveli i francezëve që përkrahin lëvizjen e “jelekëve të verdhë” është 61 për qind, ndërsa i atyre që dalin kundër 28 për qind.

Sipas anketës 52 për qind e francezëve bëjnë të ditur se qeveria duhet të zhvillojë punime në drejtim të përmirësimit të fuqisë blerëse, 46 për qind e tyre thonë se duhet të punohet për rregullimin e taksave dhe 28 për qind për çështjet e pensioneve.

Ndërkohë që vazhdojnë protestat e “jelekëve të verdhë”, mbledhjet mes qeverisë dhe francezëve që organizohen në kuadër të negociatave të filluara më 15 janar, do të përfundojnë nesër.

Protestat e “jelekëve të verdhë” që filluan si reagim ndaj rritjes së çmimeve të jetesës dhe kushteve të papërshtatshme ekonomike, e që më pas u shndërruan në protesta kundër udhëheqjes së Macronit, po vazhdojnë prej 17 nëntorit 2018 e këtej.

Sipas të dhënave të qeverisë deri më sot në protesta kanë humbur jetën 11 persona, janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë, ndërsa u ndaluan më shumë se 8 mijë e 400 persona të tjerë, ku rreth 2 mijë prej tyre janë dënuar me burgim.



Lajme të ngjashme