Siri – Regjimi sulmon me bomba me fosfor të bardhë zonën e Idlibit

Forcat e regjimit të Beshar Esadit sulmuan “Zonën e Çtensionimit në Idlib” me bomba me fosfor të bardhë, të cilat janë të ndaluara si armë.

1162547
Siri – Regjimi sulmon me bomba me fosfor të bardhë zonën e Idlibit

Forcat e regjimit të Beshar Esadit sulmuan “Zonën e Çtensionimit në Idlib” me bomba me fosfor të bardhë, të cilat janë të ndaluara si armë.

Mustafa Haxh Jusuf, kreu i Helmetave të Bardha në Idlib, tha se forcat e regjimit të vendosura në fshatin Abu Dali në provincën Hama dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, sulmuan vendbanimin Temanije në jug të Idlibit me bomba me fosfor të bardhë.

"Sulmi u krye dy herë. Në të dyja, u hodhën rreth 40 bomba të mbushura me fosfor të bardhë", tha Haxh Jusuf, duke shtuar se grupi i tij nuk arriti të merrte informacione për viktima të mundshme deri tani.

Përdorimi i fosforit të bardhë si armë është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar të luftës.

Fosfori, i cili helmon personin kur thithet, për shkak të reaksionit të lartë të djegies shkakton dëme të mëdha në tru dhe mushkëri dhe çon deri në vdekje.

Zona e Temanijes, e shënjestruar nga bombat në fjalë, është evakuuar kryesisht për shkak të sulmeve intensive që ndërmerr regjimi prej vitit të ri e këtej. Për këtë arsye vlerësohet se në këto sulme mund të mos ketë viktima.

Regjimi së fundmi kishte përdorur bomba me fosfor të bardhë gjatë sulmit në Gutën Lindore të ndërmarrë marsin e kaluar.

Në anën tjetër forcat e regjimit dje ndërmorën sulme me artileri ndaj nënprefekturave Latamine, Kefer Zita dhe Morik në jug të Idlibit.

Ndërkaq në sulmet që regjimi ndërmori ndaj vendbanimeve civile në “Zonën e Çtensionimit në Idlib”, duke bërë kështu shkelje të Marrëveshjes së Soçit, vlerësohet të jenë vrarë të paktën 124 civilë dhe janë plagosur më shumë se 362 të tjerë që nga fillimi i vitit.

Forcat e regjimit krahas Marrëveshjes së Soçit për forcimin e armëpushimit në Idlib të arritur mes Turqisë dhe Rusisë, vazhdojnë me sulme të herëpashershme ndaj kësaj zone. Ndërkaq në kuadër të Marrëveshjes së Astanës, Rusia, si vend garantues i regjimit të Esadit, është përgjegjëse për parandalimin e sulmeve.

Ndërsa opozitarët ushtarak sipas Marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018 më 10 tetor 2018 nga rajoni në fjalë tërhoqën armatimin e rëndë.

 


Lajme të ngjashme