Shtohet numri i vendeve që ndaluan avionët Boeing 737-MAX 8

Disa linja ajrore të tjera i janë shtuar listës së firmave që tashmë kanë ndaluar fluturimin e avionëve të tipit Boeing 737 Max 8 pas rrëzimit të avionit të Ethiopian Airlines të dielën.

Shtohet numri i vendeve që ndaluan avionët Boeing 737-MAX 8

Disa linja ajrore të tjera i janë shtuar listës së firmave që tashmë kanë ndaluar fluturimin e avionëve të tipit Boeing 737 Max 8 pas rrëzimit të avionit të Ethiopian Airlines të dielën.

Gol Transportes Aeros e Brazilit, Aeromexico e Meksikës dhe Jet Airways e Indisë njoftuan tërheqjen e avionëve Boeing 737 Max 8 nga fluturimet pas aksidentit fatal në të cilin jetën humbën 157 persona.

Nga ana tjetër, kompania e Argjentinës Aerolineas Argentinas njoftoi ndalimin e përkohshëm të përdorimit të këtyre avionëve.

Ndërkaq, Administrata e Aviacionit Civil të Singaporit ka ndaluar përkohësisht hyrjen dhe daljen e avionëve të këtij modeli në vend.

Po ashtu, autoritetet e transporit të Koresë së Jugut thanë se aktualisht janë duke u bërë inspektime në një firmë vendase që përdorë avionë 737 Max dhe shtuan se gjatë kësaj periudhe do të ndalohen udhëtimit me këtë tip të avionit.

Sipas një deklarate të Administratës së Aviacionit të Shteteve të Bashkuara, njoftuan ze zyrtarët e saj kanë arritur në zonën ku ka rënë avioni pas ngritjes nga kryeqyteti i Etiopisë, Adis-Abebë, i cili si destinacion kishte kryeqytetin kenian Nairobi.

Siç bëhet e ditur, zyrtarët amerikanë do të jenë pjesë e ekipit hulumtues të kryesuar nga Etiopia.

Debatet rreth sigurisë së avionëve 737 Max 8 të prodhuara nga kompania amerikane Boeing filluan si pasojë e dy aksidenteve fatale brenda gjashtë muajve.

Më 29 tetor të vitit të kaluar, 189 persona, përfshirë edhe personelin, humbën jetën pasi avioni i Lion Air me numër fluturimi JT 610, u rrëzua pak pas ngritjes nga Xhakarta në fluturimin drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra.

Megjithëse ende nuk janë shpalosur shkaqet e aksidentit, rënia e tij si pasojë e problemeve të ngritjes vetëm gjashtë deri në 12 minuta pas largimit nga aeroporti ka forcuar mundësinë e defekteve teknike në prodhimin e këtyre modeleve.

Ndalimi i përdorimit të këtij avioni më herët u bë edhe nga Ethiopian Airlines, ndërsa edhe Kina urdhëroi të gjitha kompanitë vendase të ndalojnë udhëtimet me këtë model.

Avioni me 157 pasagjerë i Ethiopian Airlines u rrëzua gjashtë minuta pas ngritjes nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa, në drejtim të kryeqytetit të Kenias, Nairobi, ndërsa asnjëri prej personave në avion nuk mbijetoi. (AA)

 


Lajme të ngjashme