Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irani i propozoi Irakut heqjen e vizave

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif zhvilloi kontakte në Bagdad para vizitës së Presidenti Hasan Ruhani.

Irani i propozoi Irakut heqjen e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif bëri të ditur se vendi i tij propozoi heqjen e vizave me Irakun.

Sipas lajmit që zë vend në mediat iraniane, ministri i Jashtëm, Muhammed Xhevad Zarif, i cili zhvilloi kontakte në Bagdad para vizitës së sotme të Presidentit Hasan Ruhani, u prononcua për mediat irakiane.

Zarif vuri në dukje se gjatë takimit të djeshëm mes delegacioneve të dy vendeve u arrit në një marrëveshje të mirë në lidhje me vizat mes Iranit dhe Irakut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Vëllezërve tanë irakian u propozuam heqjen e plotë të vizave apo lëshimin e tyre falas. Në qoftë se edhe kjo nuk bëhet atëherë ne propozuam që tarifat e vizave të ulen në një nivel të arsyeshëm. Negociatat po vazhdojnë. Unë shpresojë të japim lajme të mira në lidhje me këtë çështje”.

Në kuadër të kontakteve zyrtare në Bagdad, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit u takua me homologun e tij irakian, Ali Al-Hekim.

Ndërkaq gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit u bë e ditur se sot do të nënshkruhet memorandumi i përbashkët i mirëkuptimit në lidhje me sektorët e naftës, gazit natyror dhe të energjisë elektrike.

 


Lajme të ngjashme