Bolton: DAESH-i vazhdon të jetë kërcënim

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i ftuar në televizionin ABC tha se organizata terroriste DAESH vazhdo të përbënte një kërcënim.

Bolton: DAESH-i vazhdon të jetë kërcënim

I ftuar në një emision të televizionit “ABC”, Bolton bëri vlerësime lidhur me organizatën DAESH dhe deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA), Donald Trump.

Bolton vuri në dukje se deklarata e Trumpit ‘që DAESH-i e kishte humbur superioritetin e saj rajonal’ nuk do të thotë se organizata kishte marrë fund e gjitha.

"Ne e dimë që luftëtarët e DAESH-it janë ende të shpërndarë në Siri dhe Irak dhe po përpiqen të zgjerohen në vendet e tjera të botës. DAESH-i vazhdon të përbëjë një kërcënim",- ka thënë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.

Bolton foli edhe për vendimin e ShBA-së për të mbajtur 400 trupa në Siri dhe deklaroi se ky vendim është marrë për të parandaluar ri-fuqizimin e DAESH-it.

"Një nga arsyet që Presidenti i ShBA-së (Donald Trump) ka vendosur për vazhdimin e pranisë amerikane në Irak dhe për të lënë në Siri një mision të vogël vëzhgues është mundësia e ripërtëritjes së DAESH-it këtu. Kështu që në rast të përballjes me një situatë të tillë, ne do të kemi mundësi të ndërhyjmë”, sqaroi Bolton, ndërsa shtoi se ai ka biseduar edhe me homologët e tij britanikë dhe francezë për të ndihmuar në përpjekjet për shtypjen e “ringjalljes” së DAESH-it.

 


Lajme të ngjashme